Shahini Co. Distribution njofton të gjithë klientët e tij se së shpejti do të sjelli në tregun Shqipëtar një distribucion të ri. Ky distribucion i ri do ti sjelli tregut Shqiptar të vetmin me gamën më të gjerë në dispozicion të produkteve elektrike apo materialeve të tjera.
Prej dekadash tashme, Elektroda Zagreb vazhdon të përmirësojë produktet e saj paralelisht me zhvillimin teknologjik dhe kërkesat e ndryshueshme të tregut. Pikërisht për këtë arsye produktet e saj janë të afta ti përgjigjen kërkesave të tregut, duke qëndruar në krye të tij.
Investimi në paisje të reja, trajnime, shkollimi dhe kërkimi shkencor intensive sigurojnë që produktet e kësaj kompanie të jenë të një cilësie superiore.
Shahini Co. shpk operon në tregun Shqipëtar që nga viti 1995 në sektorin e Ferramentave profesionale. Kompania zotëron një magazinë me sipërfaqe prej 2000 m2. Në dispozicionin tuaj ekziston një ekspozitë me një gamë të gjërë pajisjesh për: shtëpi, arredo, banjo, elektroshtepiake, incasso prej markave më të njohura në treg, një gamë e gjërë dorezash për dritare dhe mobilje. Ferramenta Shahini është historia e një koncepti ndërmarreje që ka qenë në gjendje që të transformojë potencialin e origjinës së saj në mjeshtëri të kualifikuar, në një realitet modern, ku teknologjinë dhe kujdesi maksimal ndaj produkteve kanë themeluar një sukses që jeton në mijëra komplekse industriale.