Shahini Co. Distribution merr pjesë në panairin Klik Ekspo Group të Ndërtimit

Kompania më prestigjoze e distribucionit Shahini Co.morri pjesë ne panairin ndërkombëtar të ndërtimit në datat 24-28 Nëntor e organizuar nga Grupi Klik Ekspo Group. Një nga panairet më prestigjoze ku marrin pjesë vetëm firmat më të mira dhe të suksesshme në treg. Shahini Co. do të jetë prezent me disa nga produktet e saj me te rëndësishme në sektorin e ndrëtimit. Sic janë:

– Elektroda Zagreb
– Norton Saint Gobain
– UNIOR

Gjatë ditëve të panairit të shumtë ishin të interesuarit për këto produkte, duke qënë se fama e tyre si dhe performance e këtyre produkte gjatë punës, ka treguar në kohë që këto produkte janë më të mirat në treg. Këto produkte përfaqësojnë fjalën e fundit të teknologjisë dhe garancinë e përhershme të cilësisë.

Shahini Co. shpk operon në tregun Shqipëtar që nga viti 1995 në sektorin e Ferramentave profesionale. Kompania zotëron një magazinë me sipërfaqe prej 2000 m2. Në dispozicionin tuaj ekziston një ekspozitë me një gamë të gjërë pajisjesh për: shtëpi, arredo, banjo, elektroshtepiake, incasso prej markave më të njohura në treg, një gamë e gjërë dorezash për dritare dhe mobilje. Ferramenta Shahini është historia e një koncepti ndërmarreje që ka qenë në gjendje që të transformojë potencialin e origjinës së saj në mjeshtëri të kualifikuar, në një realitet modern, ku teknologjinë dhe kujdesi maksimal ndaj produkteve kanë themeluar një sukses që jeton në mijëra komplekse industriale.